Franca ndalon TikTok-un, shpall gjendje të jashtëzakonshme pas trazirave vdekjeprurëse – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Franca ndalon TikTok-un, shpall gjendje të jashtëzakonshme pas trazirave vdekjeprurëse

    Insajderi
    15 May 2024 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri francez, Gabriel Attal njoftoi të mërkurën dërgimin e forcave ushtarake në portet dhe aeroportet e Kaledonisë së Re mes një rritje të dhunës midis protestuesve, milicive dhe policisë, në ishullin e Paqësorit Jugor.

    ”Personeli ushtarak nga forcat e armatosura po vendoset për të siguruar portet dhe aeroportin e Kaledonisë së Re”, tha ai në hapjen e një takimi ndërministror të krizës në Ministrinë e Brendshme.

    Për më tepër, ai tha se komisioneri i lartë i territorit, Louis Le Franc i tha atij për një ndalim të mediave sociale TikTok për të shmangur përhapjen e dezinformatave gjatë protestave.

    ”I ftoj liderët politikë kaledonianë të kapin këtë dorë të zgjatur dhe të vijnë në Paris për diskutime gjatë javëve të ardhshme […] Gjëja e rëndësishme është të gjejmë mjetet për të siguruar që zgjedhja sovrane e Kaledonisë së Re për të mbetur pjesë e Republikës të respektohet, dhe për të gjetur ekuilibrin e duhur për të ardhmen”, tha Attal gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Kombëtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark