Punonjësit e stacioneve bërthamore franceze do të zhvillojnë grevë 24 orëshe ditë e sotme si shenjë proteste mbi reformën e diskutueshme në Kodin e Punës.
Kompania shtetërore e energjetike e Francës energjisë, “Electricite de France:, nuk pranoi të komentojë se si greva një-ditore në centralet bërthamore do të ndikojë në furnizim, pasi ajo siguron rreth 75% të energjisë elektrike të vendit.
Nga grevat dhe bllokadat tashmë janë ndërprerë gjashtë nga tetë rafineritë e naftës të Francës, madje punonjësit kanë paralajmëruar se do të bllokojnë edhe portet për të ndaluar importin e karburanti.
Ministri i Transportit francez, ka deklaruar se 40 % e pikave të karburantit në vend kanë ngelur pa furnizim.
Sindikatat kërkojnë që qeveria të kthejë reformat e iniciuara në Parlament në fillim të këtij muaji, ku preket Kodi i Punës dhe veçanërisht orari i detyrueshëm i orëve të punës në javë. Franca prej vitit 2000 ka pasur të miratuar me ligj 35 orë punë në javë.