Franca ka bërë një program të quajtur Visa Teknologjike Franceze, i cili i ndihmon talentet teknologjike të huaja, për të fituar një vizë sa më lehtë për vete dhe për familjen e tyre.
Ministri i Shtetit të Francës për Marrëdhëniet Digjitale, Axelle Lemaire, dha një pjesë të informacionin rreth këtij programi të ri në skenën e TechCrunch në CES.
Në 2015, qeveria franceze ofroi një program të ngjashëm i quajtur, French Tech Ticket, një paketë me një vizë, një bursë të vogël, dhe pak ndihmë në detyrat administrative.
Por French Tech Visa është me një program më i madh se French Tech Ticket.
Nëse jetoni në Bashkimin Evropian, juve nuk ju duhet një Visë. Nëse jeni një i huaj që vini nga pjesa tjetër e botës, ju mund të aplikoni. Familja juaj përfshihet gjithashtu dhe deri më tani nuk ka ndonjë kuotë të caktuar, shkruan PcWorld.
Për sipërmarrësit, plus French Tech Ticket, do të ketë edhe partneritete me ndihmues dhe konkurse startup-esh. Nëse arrini që të merrni pjesë në një ndër këto, ju mund të merrni një Visa.
Për të punësuarit, qeveria do të krijojë një listë me “100+ startupet më të mira Franceze.” Lista nuk është përfunduar ende. Nëse punësoheni në ndonjë nga këto kompani, ju merrni një Visa.
Duke si një marrëveshje shumë e mirë për inxhinierët, dizajnuesit, marketuesit, dhe më shumë. Nuk është e detyrueshme që të qëndroni në të njëjtën kompani gjatë gjithë kohëzgjatjes të Visa-s tuaj.
Për kompanitë e tjera teknologjike, ju mund të aplikoni për një “Pasaportë Talenti”, e cila është e re gjithashtu.
Qeveria franceze donte që të debutonte këtë program para zgjedhjeve presidenciale, pasi presidenti i ardhshëm mund të jetë më dyshues kur vjen puna tek imigrimi. Është më e vështirë të ndalosh diçka që tashmë funksionon.