Votuesit francezë po zgjedhin presidentin e tyre të ardhshëm pas një fushate të paparashikueshme që ka ndarë vendin.
Gara e raundit të dytë ka për liderë Emmanuel Macron, një ish-bankier investimesh 39 vjeçar, kundër nacionalistes ekstreme të djathtë Marine Le Pen, 48 vjeç.
Qytetarët në disa territore jashtë shtetit dhe shumë të huaj jashtë vendit kanë filluar votimin.
Vend votimet në Francë në ora 08:00 sipas kohës tonë lokale dhe mbyllën në ora 19:00, shkruan BBC.
Vendet e votimit do të mbeten të hapura në disa qytete të mëdha deri në ora 20:00.
Macron, është një centrist liberal, është pro-biznes dhe një mbështetës i fuqishëm i Bashkimit Evropian, ndërsa Le Pen ka bërë fushatë anti-imigracioni në Francë.
Ajo dëshiron që Franca të braktisë euron në ekonominë e vendit dhe të mbajë një referendum mbi anëtarësimin e Francës në BE.
Ndërsa Macron pritet gjerësisht të fitojë votën, por analistët kanë thënë se normat e abstenimit të lartë mund të dëmtojnë atë. /Insajderi.com