Franca voton sot për president nën masa të rrepta sigurie – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Franca voton sot për president nën masa të rrepta sigurie

    Insajderi
    23 April 2017 - 08:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Votuesit në Francë sot janë drejtuar drejt kutive për të votuar për presidentin tyre të ardhshëm, ku policia ka marr masat e sigurisë tri ditë para zgjedhjeve.

    Rreth 50,000 policë dhe 7,000 ushtarë janë shpërndarë anembanë vendit për të siguruar votimin e qytetarëve, shkruan BBC.

    Njëmbëdhjetë kandidatë konkurrojnë për të qenë president të ardhshëm të vendit, me kandidatët kryesorë që mbulojnë spektrin politik nga e majta në të djathtën ekstreme.

    Të dy me më shumë vota do të shkojnë në një raund të balotazhit në dy javë.

    Vendet e votimit në Francë u hapën në ora 08:00 sipas kohës sonë lokale, edhe pse disa territor filluan votimet të shtunën. Votimi mbaron në orën 20:00, me sondazhin e daljes që pritet menjëherë më pas.

    Katër kandidatë janë parë si pretendent për presidencë, konservatori François Fillon, kreu i ekstremit të djathtë Marine Le Pen, qendra liberale Emmanuel Macron dhe Jean-Luc Mélenchon i ekstremit të majtë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark