Një raport i brendshëm i botuar nga policia franceze, zbulon se më shumë se 90 kamikazë kanë planifikuar sulme në shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian.
Raporti tregon se si terroristët kanë bërë gati mjetet shpërthyese si bomba, ku i ndihmojnë për ti arritur qëllimet e tyre.
Raporti numëron 55 faqe dhe është bërë ekskluzivisht për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Francës, ndërsa qasje kanë pasur edhe gazetarët e New York Times.
Ky raport po ashtu tregon shkallën e planifikimit të sulmeve terroriste në Paris që ndodhën më 13 nëntor, ku thuhet se për të përdorur bomba të tilla, bombarduesit duhen të jenë jashtëzakonisht të aftë, njofton NT.com
Raporti gjithashtu thekson se mungesa e kontrollit të kufijve ka mundësuar që terroristët që të lëvizin lirshëm nëpër Evropë, ndërkohë që paaftësia e qeverive ndërkombëtare për të ndarë inteligjencën ka bërë jo të lehtë dhe ka shmangur zbulimin e xhihadistëve./Insajderi.com