Franca zgjatë gjendjen emergjente deri në korrik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Franca zgjatë gjendjen emergjente deri në korrik

    Insajderi
    20 April 2016 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria franceze është duke shqyrtuar mundësinë që të vazhdojë gjendjen e emergjencës që është vendosur në vend që nga sulmet terroriste.

    Kryeministri i vendit, Manuel Valls, ka thënë se Euro 2016 që mbahet në Francë nga 10 qershori, është prioritet i sigurisë së këtij vendi.

    “Pasi që jemi të përballur me një ngjarje kaq të madhe, që duhet të ndodhë më masa të rrepta sigurie por që në të njejtën kohë është edhe festë…atëherë ne duhet që të ofrojmë siguri,” ka thënë ai për France Info.

    “Gjendja emergjente nuk do të jetë e përjetshme por për të tilla ngjarje të mëdha..ne kemi vendosur që të zgjasim këtë gjendje”, njofton The Guardian.

    Qeveria kishte vendosur këtë gjendje vetëm disa orë pas sulmeve terroristë të 13 nëntorit të vitit të kaluar, ku pas një serie sulmesh në mbarë Parisin mbetën të vrarë 130 njerëz./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark