Asambleja Kombëtare e Francës tha se gjendja emergjente në Francë do të zgjasë për 6 muaj
Kjo gjendje e jashtëzakonshme vjen pas sulmeve të fundit në Nice ku gjetën vdekjen rreth 84 persona nga një kamion i cili i shtypi për vdekje.
Gjithashtu kjo gjendje emergjente vjen edhe pas sulmeve në Paris në nëntor të vitit të kaluar ku u vranë 130 persona.
Kryeministri i Francës Maunel Valls tha se “Franca duhet të mësohet të jetojë me kërcënime, më vjen rëndë ta them këtë por kjo është detyrë e imja për ta bërë”, është shprehur ai, përcjell Insajderi.com