Ndeshja kryesore e 1/8 së finales në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’ padyshim që është mes Francës dhe Belgjikës.
Dy kombëtare të forta evropiane do të përballen në fazën e hershme të eliminimit direkt dhe njëra nga to sonte do të shkoj në shtëpi.
Kjo sfidë do të zhvillohet në Merkur Spiel Arena në Dusseldorf me fillim nga ora 18:00 .
Një duel ku përballë njëra tjetrës janë dy emra të mëdhenj të futbollit evropian dhe vetëm njëra do të vazhdoj rrugëtimin drejt trofeut të madh.
Trajneri i Francës, Didier Deschamps luan me sistemin 4-3-3 dhe nuk pritet të ketë ndryshime në mbrojtje dhe mesfushë, derisa në fazën e sulmit do të jetë treshja Ousmane Dembele, Kylian Mbappe dhe Marcus Thuram.
Two quarter-final ties are locked in 🔒
Plot the road to the final! ⬇️#EUROpredictor | #Betano— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 30, 2024
Ndërkohë Belgjika që luan me sistemin 4-2-3-1 do të ketë në krye të sulmit golashënuesin më të mirë në histori të tyre, Romelu Lukakun.
Formacioni i mundshëm i Francës: Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, T. Hernandez; Griezmann, Kante, Rabiot; Dembele, Mbappe, Thuram.
Formacioni i mundshëm i Belgjikës: Casteels; Castagne, Faes, Vertonghen, Theate; Onana, Tielemans; Trossard, De Bruyne, Doku; Lukaku. /Telegrafi/