Francë, Macron braktiset nga aleati i “MoDem” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Francë, Macron braktiset nga aleati i “MoDem”

    Insajderi
    21 June 2017 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka humbur dy ministra të tjerë. Pas ministres së Mbrojtjes, Sylvie Goulard, dorëheqjen e dhanë ministri i Drejtësisë, François Bayrou, dhe ministrja e Europës, Marielle de Sarnez.

    Bayrou, kreu i partisë së qendrës “MoDem”, aleate me “Republikën në marshim” të Macronit, përballet me një hetim pas pretendimeve se ka përdorur fondet e Bashkimit Europian për të paguar punonjësit e partisë.

    Edhe pse deklaroi se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re, Bayrou nuk dha zyrtarisht shkaqe për dorëheqjen. As zëdhënësi i ekzekutivit nuk e shpjegoi më gjatë atë që po ndodh.

    “Gjithçka di është se bëhet fjalë për një zgjedhje personale. Megjithatë, një gjë është e sigurtë. Kjo thjeshton një situatë të ndërlikuar për të cilën edhe ju vet si media keni shtruar mjaft pyetje”, tha Christophe Castaner, zëdhënës i qeverisë në Francë.

    Ministrja e Europës, Marielle de Sarnez, sipas të dhënave nga qarqe partiake, e dorëzon postin për t’u bërë kryetare e grupit parlamentar të Partisë së qendrës “MoDem”, në Asamblenë Kombëtare.

    Ndërkohë është bërë e qartë se, afera fiktive e punësimeve ishte ajo që i kushtoi postin ministres së Mbrojtjes, Goulard, pas vetëm një muaji në detyrë. Macron, siç është e zakonshme në Francë, bëri një ristrukturim të qeverisë pas zgjedhjeve të së dielës, e përgatitet që shumë shpejt të paraqesë kabinetin e ri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark