Një hebre ortodoks është sulmuar me thikë në rrugët e Strazburgut, në lindje të Francës, nga një person që bërtiste “Allahu Akbar”.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat franceze, sipas të cilave personi ka mbetur i plagosur por nuk ndodhet në gjendje të rëndë.
Nga ana tjetër, agresori është arrestuar nga policia dhe sipas burimeve zyrtare të cituara nga “Journal du Dimanche” njihet për probleme mendore.
I lënduari, sipas të dhënave të para të mbledhura nga policia, ishte i ulur në një tavolinë kafeneje kur ra pre e agresionit, që i ka shkaktuar një plagë sipërfaqësore në gjoks.
Hetimet i ka marrë nën kontroll prokuroria lokale, pasi në bazë të verifikimeve të deritanishme ngjarja nuk konsiderohet e natyrës terroriste.