Kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale franceze Francois Fillon, sipas një sondazhi, do të fitojë lehtë në garën presidenciale të vitit të ardhshëm ndaj liderë së ekstremit të djathtë Marine Le Pen.
Sipas një sondazhi të kryer nga “Harris Interactive”, Fillon do të fitojë bindshëm me rreth 70 për qind të votave. Kjo fitore e tij do të vijë vetëm në raundin e dytë, pasi në të parin pritet që presidenti aktual Francois Hollande të fitojë nëntë përlind, njësoj sikurse kryeministri Manuel Valls, shkruan “Reuters”.
Ish-ministri i ekonomisë Emmanuel Macron do të fitojë mes 13-14 për qind, ndërsa Jean-Luc Melenchon do të fitojë deri në 15 për qind të totalit.
Vetëm dy kandidatët me më së shumti vota shkojnë në raundin e dytë.
Ky sondazh u krye sot me rreth 6 mijë njerëz të intervistuar.