Reagojnë francezët pas deklaratave të kancelarit për anëtarësimin e Ballkanit në BE: Duhet dinamikë precize - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Reagojnë francezët pas deklaratave të kancelarit për anëtarësimin e Ballkanit në BE: Duhet dinamikë precize

    Insajderi
    05 May 2022 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Francës në Serbi, Pierre Cochard, ka deklaruar sot se perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor duhet të jetë e sinqertë dhe me dinamikë precize, duke shtuar se ky është qëndrimi që mban presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

    Ai ka theksuar se Serbia duhet të pozicionohet më qartë në lidhje me luftën në Ukrainë dhe se Beogradi ka qëndrim të përbashkët për këtë çështje me vendet e Bashkimit Europian.

    Ai shtoi se gëzohet që këtë e ka theksuar edhe kancelari Olaf Scholz, i cili priti në Berlin kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë.

    “Është një proces kërkues dhe afatgjatë, por së bashku duhet të përpiqemi ta bëjmë atë më të hapur ndaj opinionit publik dhe tashmë kemi rezultate. Data është një qëllim i rëndësishëm, këtë e dimë të gjithë, por qytetarët e Serbisë tashmë përfitojnë shumë nga BE-ja, siç janë programet “Horizon”, “Erasmus” dhe investime të ndryshme të prekshme”, tha ai, shkruan Blic.rs.

    Ai shtoi se ka nevojë për harmonizim dhe është normale që BE-ja të insistojë në një vizion të përbashkët.

    “Serbia e pranoi se pushtimi i Ukrainës ishte një shkelje e integritetit të saj territorial dhe votoi me shumicën dërrmuese të vendeve në New York dhe organizata të tjera ndërkombëtare, gjë që është e rëndësishme”.

    Cochard shtoi se ndonjëherë ka “lodhje” nga zgjerimi në vendet e Ballkanit Perëndimor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark