Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka mbajtur një konferencë për shtyp sot, përmes së cilës ka folur për grumbullimin e ri të “Dardanëve” dhe për sfidat që e presin në Ligën e Kombeve.
Më saktësisht, trajneri gjerman është ndalë të flasë për lojën e parë të cilën Verdhekaltrit do ta zhvillojnë të premten me Rumaninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“I kemi përfunduar ndeshjet miqësore dhe tash po përgatitemi për Ligën e Kombeve. Të gjithë lojtarët janë në formë të shkëlqyeshme dhe për lojën e parë në shtëpi jemi jashtëzakonisht të motivuar. Do të bëjmë gjithçka që të fitojmë kundër Rumanisë”, deklaroi Foda. /Express/