
Megjithatë, Vijo e kaloi një pjesë të madhe të jetës në burg. Në vitin 1455, ai u përfshi në një konflikt, gjatë së cilit qëlloi me thikë për vdekje një një prift. Megjithëse u dënua fillimisht me vdekje, dënimi i tij u reduktua në dëbimin nga Parisi. Dhe madje edhe ai dënim simbolik, ndryshoi shpejt me një falje mbretërore.
Menjëherë pas kthimit të tij, ai u vu në krye të një bande që vodhi monedha ari nga Universiteti i Parisit, ndaj dhe u dëbua përsëri. Gjatë njërës prej periudhave të burgosjes, Vijo shkruante se i vinte keq për sjelljet e tij të mëparshme, por rehabilitimi i tij nuk zgjati shumë. Pas arrestimit të tij të radhës për rrahjen e një personi, Fransu Vijo iku nga Parisi për herë të fundit, dhe prej tij nuk pati më asnjë lajm.