Frashër Krasniqi ia përmend 9 koalicione të VV-së, Albin Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Frashër Krasniqi ia përmend 9 koalicione të VV-së, Albin Kurtit

    Insajderi
    15 November 2021 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti arsyetoi debaklin në zgjedhjet lokale me “defekte brenda partisë” dhe me “bashkimin e partive tjera” por kjo e fundit po kontestohet me të madhe nga aktivistët e PSD-së.

    Aktivisti dhe ish zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi i ka përmendur gjithsej nëntë koalicione të fshehta e të hapura të kësaj partie për këto zgjedhje.

    Këtu përfshihen komuna si Kamenica, Gjilani, Juniku, Sharri, Vushtrria, Shtimja, Prizreni dhe Vitia.

    “Pasi mblodhi keqpërdorues, karrieristë e të korruptuar, majtas e djathtas dhe e mbushi partinë me ta; provoi të bëj pazare poshtë e lartë me të gjitha partitë, pasi krejt këto nuk i mjaftuan për t’i fituar zgjedhjet, tash Albin Kurti e VV-ja kthehen tek streha “kriminelët u bashkuan kundër nesh”.” – është shprehur z. Krasniqi.

    Statusi i plotë:

    – VV në Kamenicë bëri koalicion me AAK-në, AKR-në, dy ish-kryetarët e dështuar të komunës, Shaip Surdullin (LDK) dhe Begzat Sinanin (PDK), Fatmir Matoshin ish-ministër në Qeverinë PLAN;

    – VV në Gjilan bëri koalicion me Qemajl Mustafën (ish-PDK) që ishte akuzuar për krim të organizuar e korrupsion si dhe me Listën Srpska (takimet e Ismajl Kurteshit që u dokumentuan me foto nëpër medie);

    – VV në Junik bëri koalicion me LDK-në;

    – VV në Sharr bëri koalicion me LDK-në;

    – VV në Vushtrri e mbështeti PDK-në;

    – VV në Shtime bëri koalicion të fshehur me LDK-në;

    – VV në Prizren bëri koalicion me zv.Kryeministren e “PLAN”-it, Albulena Balajn (dhe një pjesë të NISMA-s);

    – VV në Viti bëri koalicion me AAK-në;

    VV gjithkund, ama bash gjithkund, ka negociu me partitë e tjera, për mundësi koalicionesh.

    Pasi mblodhi keqpërdorues, karrieristë e të korruptuar, majtas e djathtas dhe e mbushi partinë me ta; provoi të bëj pazare poshtë e lartë me të gjitha partitë, pasi krejt këto nuk i mjaftuan për t’i fituar zgjedhjet, tash Albin Kurti e VV-ja kthehen tek streha “kriminelët u bashkuan kundër nesh”.

    N’fakt, ju i bashkuat keqpërdoruesit, konservatorët, regresistët, krejt bashkë… kundër Qendronit dhe kundër kandidatëve të tjerë, kudo që patët mundësi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark