Frashër Krasniqi: Qeveria Kurti nuk ka lënë bord pa e kap, është arrogante dhe nuk njeh kufij - Insajderi
×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Frashër Krasniqi: Qeveria Kurti nuk ka lënë bord pa e kap, është arrogante dhe nuk njeh kufij

    Insajderi
    07 October 2022 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate ka shprehur një mori pakënaqësish ndaj qeverisë Kurti duke e cilësuar si arrogante dhe me një mendësi autoritare.

    Në një intervistë për Gazetën Insajderi, Krasniqi ka thënë se qysh moti kanë paralajmëruar se një qeveri në krye me Albin Kurtin nuk do të sjellë ndryshime.

    Sipas tij, kushdo që ka kërkesa dhe kritika në shoqërinë kosovare Kurti i merr personale dhe kërkon që të njëjtit t’i shtyp.

    Krasniqi ka folur për dallimet që kanë me VV-në por edhe me partitë tjera, si dhe mënyrën se si do qeveriste PSD po të ishte në pushtet. Ndërkohë, ai ka thënë se po ta dëshironin me çdo kusht pushtetin pavarësisht parimeve, nuk do të largoheshin nga Vetëvendosje.

    Po ashtu, Krasniqi ka folur për aktivitetet dhe punën që po bëhet në PSD si dhe për rritjen e kësaj partie.

    Se a janë të mirëpritur në PSD të pakënaqurit aktual të VV-së mund ta kuptoni në intervistën e plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark