NATO do të dërgojë fregata, avionë patrulluese dhe dronë detarë në detin Baltik për të ndihmuar në mbrojtjen e infrastrukturës kritike, ndërsa ka të drejtën të veprojë kundër çdo anije të dyshimtë që përbën kërcënim për sigurinë.
Kështu thanë pjesëtarët e aleancës të martën, në kundërpërgjigje të një serie aktesh sabotazhi që kanë shënjestruar kabllot e energjisë, lidhjet e telekomunikacionit dhe gazsjellësit nënujor.
Policia finlandeze konfiskoi një cisterne me naftë ruse muajin e kalur për të cilën tha se kishte dëmtuar linjën energjetike mes Finlandës dhe Estonisë, Eastlink 2, dhe 4 kabllo të telekomunikacionit, ndërsa tërhiqte spirancën e saj përgjatë shtratit të detit.
Po ashtu televizioni shtetëror polak raportoi të martën se një flotë hije e Rusisë kishte qarkulluar përreth gazsjellësit të Baltikut që transporton gazin nga Norvegjia në Poloni, edhe pse nuk pati raportime për dëme.
Pas një takimi 8 palësh të zhvilluar në Helsinki, sekretari përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, tha se kërcënimet ndaj infrastrukturës së NATO do të kenë pasoja. (A2 Televizion)