Frident Kuqi i kompanisë “Elda” rrit çmimin e naftës me 30 %, biznesmeni njihet për kidnapim e financim të Berishës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Frident Kuqi i kompanisë “Elda” rrit çmimin e naftës me 30 %, biznesmeni njihet për kidnapim e financim të Berishës

    Insajderi
    13 March 2022 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vjedhje e masive, kriminale dhe e paprecedentë po realizohet me çmimin e naftës, nën hundën e prokurorisë, SPAK-ut dhe Autoritetit të Konkurrencës.

    Rekordin e çmimit të naftës në Shqipëri e ka vendosur kompania “Elda”, me 239 lekë për litër. Vetëm disa qindra metra larg prokurorisë dhe Autoritetit të Konkurrencës (oligarkëve), “Elda” e shet një litër benzinë 239 nga 180 lekë që ishte. Edhe pse rezervat e naftës nuk janë konsumuar ende, brenda një jave kompania Elda e ka rritur çmimin e karburanteve me rreth 30 %. Prova e vjedhjes flagrante është kjo foto, e cila tregon njësimin e shtetit me oligarkët për të vjedhur shqiptarët.

    Bosi i kompanisë “Elda” është Frident Kuqi, një personazh me precedentë penalë, me histori pengmarrje dhe i njohur si një nga financuesit e Sali Berishës, ndonëse denonconte lidhjet e Berishës me Rezart Taçin nëpër ambasada.

    Frident Kuqi u vjedh shqiptarëve rreth 600 lekë për çdo litër naftë, ndërsa oligarkët e tjerë vjedhin 500 lekë për çdo litër naftë. Frident Kuqi figuron në regjistrat e drejtësisë për pengmarrje dhe keqtrajtim personi. Tre vite më parë, Kuqi ka dhunuar rëndë dhe marrë peng, pronarin e një karburanti në qytetin e Përmetit, 60-vjeçarin Gëzim Ibrahimi. Për shkak të lidhjeve dhe influencave, Kuqi i shpëtoi arrestimit dhe më pas mbylli dosjen.

    Bosi i naftës, Frident Kuqi, i cili dikur ankohej për njeriun e mafies italiane Rezart Taçin se monopolizonte tregun e naftës, është monitoruar për lidhje të dyshimta me personazhe që lëvizin fijet e oligarkëve rusë në Shqipëri, pjesë e listës së zezë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me rënien e Taçit, Kuqi arriti të fuste duart në rafineritë e ARMO, si dhe të zgjaste fijet klienteliste me segmente të Rilindjes./Pamfleti


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark