×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Frika e Elina Dunit

    Insajderi
    19 March 2016 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eksperimentimi me muzikën folkorike e ka identifikuar Elina Dunin, si një këngëtare që tashmë ka kënduar shumicën e këngëve tradicionale shqiptare.

    I gjithë ky eksperimentim, është bërë bazuar në jazz muzikë e cila me muzikën tradicionale jep rezultatin e këngëve të Elinës.

    Vet Elina ka deklaruar në media se i gjithë ky fokusim ka ardhur si pasojë e frikës  nga zhdukja e këngëve të vjetra dhe dëshira për ti risjellë ato nëpërmjet muzikës jazz.

    Dhe tek pas përfundimit të dy albumeve me këngë të stileve të kombinuara mes këngëve tradicionale dhe muzikës jazz, Elina Duni ka projektuar vizuelisht një prej këngëve më të njohura të albumit te saj te fundit.

    “Mos ki frikë”, titullohet kënga videoklipin e së cilës, Duni e ka sjellë në mes te marsit. I xhiruar në bjeshkët e Rugovës, videoklipi dhe kënga janë një ndërthurje po aq e mrekullueshme sa edhe ndërthurja e muzikës tradicionale dhe jazz muzikës.

    Me këto projekte të përzierjes së zhanreve të muzikës, Duni ka korrur sukses ndërkombëtar duke luajtur në disa prej qyteteve më të njohur në Evropë.

    Por në të njëjtën kohë, Duni ka paralajmëruar projektin e ri, një album komplet i fokusuar në jazz muzikë, larg etnologjisë shqiptare të muzikës. Publikimi një kënge dhe videoklipi të tillë para albumit të ri, Duni duket se na ofron një mesazh te frikës nga zhdukja të muzikës tradicionale, me të cilën ajo është marre këto vitet e fundit. Dhe mesazhi nëpërmjet kësaj kënge dhe videoje është shumë i qartë./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark