"Frika nga dalja në opozitë dhe nga shkuarja në zgjedhje po e mban Kosovën të bllokuar" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Frika nga dalja në opozitë dhe nga shkuarja në zgjedhje po e mban Kosovën të bllokuar”

    Insajderi
    28 August 2025 - 19:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se Kosova ndodhet në një bllokadë të rrezikshme për shtetin dhe qytetarët.

    Kjo sipas tij vjen nga frika për të dal në opozitë.

    “Frika nga dalja në opozitë, frika nga shkuarja në zgjedhje dhe frika nga marrja e vendimeve po e mbajnë vendin të bllokuar. Kjo gjendje po e rrezikon esencën e shtetit, po kërcënon të ardhmen dhe po e bllokon zhvillimin ekonomik, shoqëror e politik të Kosovës”, ka shkruar Gashi.

    Ai theksoi se është koha që vendi të zhbllokohet, duke apeluar që Vetëvendosje të tregojë gatishmëri për kompromis.

    “VV duhet ta dijë se kompromisi është baza e demokracisë. Duhet ta dijë se zhbllokimi i institucioneve është detyrë politike dhe patriotike. Dhe duhet ta dijë se, nëse dështon t’i bëjë këto si partia e parë në rezultat zgjedhor, atëherë ka obligim të krijojë gjendjen që vendimmarrja t’u kthehet qytetarëve të vendit”, ka theksuar deputeti i LDK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark