×
Euro 2024

Frika për lëndimin e Xhakës, Zvicra njofton për gjendjen e tij

Insajderi
02 July 2024 - 17:31
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëdhënësi i mediave të kombëtares zvicerane, Adrian Arnold ka njoftuar se kapiteni i kombëtares, Granit Xhaka, do të jetë i gatshëm për duelin ndaj Anglisë që zhvillohet të shtunën.

Xhaka kishte ndjerë dhimbje ndeshjen e fundit kundër Italisë, ndërsa raportohej se ishte në dyshime për duelin çerekfinal. Ai iu nënshtrua një skanimi MRI dhe doli se nuk kishte ndonjë problem.

“Për fat të mirë, MRI nuk tregoi asnjë lëndim. Ishte një sezon i gjatë dhe gjithashtu la gjurmë te Granit Xhaka”, tha zëdhënësi i mediave të SFV, Adrian Arnold.

Xhaka është vlerësuar si njëri prej futbollistëve kryesor të helvetikëve dhe mungesa e tij do të ishte një problem i madh për përzgjedhësin Murat Yakin.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark