Frikë për Aleksandër Vuçiq, goma e “Audit” të blinduar shpërthen në lëvizje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Frikë për Aleksandër Vuçiq, goma e “Audit” të blinduar shpërthen në lëvizje

    Insajderi
    09 February 2025 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident i rrezikshëm i ka ndodhur sot presidentit serb Aleksandër Vuçiq, teksa po udhëtonte për në turneun e planifikuar në Vojvodinë me një automjet zyrtar.

    Automjetit luksoz dhe i blinduar, tip “Audi”, i shpërtheu goma teksa ishte duke lëvizur me shpejtësi. Tragjedia u shmang kur goma duket se goditi një pengesë specifike në rrugë dhe shpërtheu, duke shkaktuar rrëshqitjen e makinës.

    Pas incidentit, Vuçiç doli nga vetura dhe u transferua në një automjet tjetër duke vazhduar rrugën për në takimin e planifikuar

    Në një tubim në Kikinda, Vuçiç u shpreh se goma e makinës ishte çarë gjatë rrugës për në Mokrin.

    “Pas vizitës në Melenci, unë do të shkoja në Mokrin para mitingut të madh në Kikinda dhe në atë rrugë isha me makinën time. Nëse ka plasur rrota, kjo u mbetet autoriteteve ta përcaktojnë dhe ata do ta përcaktojnë. Arrita në Mokrin dhe kalova në një makinë tjetër”, tha ai.

    Organet e rendit kanë dalë në vendngjarje dhe hetimet po vazhdojnë për rastin. (A2 Televizion)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark