Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër, më saktësisht numri dy me kompetenca ekzekutive, ka bërë një deklaratë sikurse të mos udhëhiqte në demokraci parlamentare. Bislimi ka thënë se Gjykata Kushtetuese s’mund ta vendosë numrin e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media
“…Duhet me u bë Qeveri njëherë, me dalë me kërku vota te qytetarët si Gjykatë Kushtetuese tani me thënë unë e caktoj pagën e deputetit, unë vendosi a ka me i pasë KPM shtatë anëtarë apo 11 anëtarë. Nuk mundet me vendosë, Qeveria vendosë”, ka deklaruar Bislimi.
Ai ka vazhduar të flasë më tej me tendenca autokratike në drejtim të Kushtetueses.
“Me thanë që për mu ligji është ligj vec kur të thotë Gjykata Kushtetuese, është me pretendu që Qeveria e vertetë është Gjykata Kushtetuese, kjo është gabim”.
“Nesër keni me pretendu se unë vi në punë në ora 8 vetëm nëse më thotë Gjykata Kushtetuese me ardhë në ora 8”.
“Nuk bën me e veshë Gjykatën Kushtetuese me kompetenca që nuk i takojnë. Sot Gjykata Kushtetuese po vendos sa duhet me qenë koeficienti. Nuk mundet Gjykata Kushtetuese me e vendosë sa duhet me qenë paga e zëvendëskryeministrit”. /Insajderi.org/