Fronti për Ndryshim shpall fitoren e zgjedhjeve në Bujanoc – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fronti për Ndryshim shpall fitoren e zgjedhjeve në Bujanoc

    Insajderi
    03 June 2024 - 08:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fronti për Ndryshim ka shpallur fitoren e zgjedhjeve në Bujanoc.

    Sipas rezultateve preliminare nga pesë qendrat e votimit ku votuan shqiptarët në Bujanoc, më së shumti vota mori “Fronti për Ndryshim” në krye me Arbër Pajazitin, me gjithsej 2684 vota.

    Kandidati për kryetar të Bujanocit, nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, Ragmi Mustafi e ka pranuar humbjen në Bujanoc.

    Kurse në Preshevë, fitoren e ka shpallur Ardita Sinani.

    Ndryshe, procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës, Preshevë dhe Bujanoc ka përfunduar pa ndonjë incident serioz.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark