Fruthi shfaqet në disa vende të rajonit, në rrezik edhe Kosova – Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Fruthi shfaqet në disa vende të rajonit, në rrezik edhe Kosova

    Insajderi
    25 March 2023 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova përgjatë këtyre tri viteve u përball me një pandemi që pati shtrirje globale, atë të Covid 19.

    E së fundmi nje sëmundje ngjitëse, ajo e fruthit, qe ka prekur disa vende të rajonit dhe Evropes, po shihet kërcënim edhe për Kosovën.

    Për këtë, shefja e vaksinimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Fetije Fetaj, po fton prindërit qe t’i dërgojnë fëmijët e tyre të vaksinohen.

    Sipas Fetajt, raste te fruthit nuk ka pasur që nga janari i vitit 2019 dhe momentalisht s’ka as raste të dyshimta.

    Kundër fruthit me dozën e parë janë të vaksinuar 87% e fëmijëve në Kosovë. Këtë vaksinë fëmijët mund ta marrin në çdo moshë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark