Fshati Riace në Italinë jugore ka qenë thuajse një vend i braktisur par 15 viteve. Shtëpitë kanë qenë në një gjendje gati të rrënimit ndërsa shkolla ishte gati të mbyllej.
Fshati rrezikonte të zhdukej kur banorët u larguan në drejtim të veriut, dhe më larg, për të gjetur punë gjatë bumit ekonomik, shkruan BBC.
Që nga ajo kohë, fshati ka pasur një ndryshim fati. Duke u hapur për një numër të kontrolluar të refugjatëve, fshati është ringjallur. Aty ka tashmë njerëz që jetojnë e punojnë.
Ky transformim ka qenë ide e kryetarit të fshatit Domenico Lucano, i cili krijoi një skemë dhe me ndihëm e qeverisë italiane ofroi emigrantëve apartamentet e braktisura dhe trajnime të ndryshme. Kështu, ka ndihmuar rindërtimin e ekonomisë së këtij fshati.
“Shumëllojshmëria e kulturave, aftësitë e ndryshme dhe rrëfimet personale që ata kanë sjellë këtu, e kanë revolucionarizuar Riacen,” thotë ai.
“Ka pasur shtëpi pa banorë këtu, dhe njerëz të cilët nuk kanë pasur shtëpi. Andaj, ka qenë e thjehstë,” thotë ai tek tregon për idenë e tij.
Kryetari sivjet është nominuar nga revista Fortune si një nga 50 liderët më të mirë të botës.
Në fshat jetojnë rreth 450 emigrantë që vijnë nga 20 vene të ndryshme përtej Evropës. Ky numër përbën një të katërtën e popullsisë që jeton në Riace.
Ndonjëherë ka edhe pakënaqësi mes njerëzve por Lucano ka fituar mandatin e tretë këtu./Insajderi.com