Kryetari i një fshati në Itali është duke ofruar 2,000 euro para në dorë për këdo që është i gatshëm të shpërngulet dhe të jetojë aty, në përpjekje për të parandaluar që fshati të mbetet i shkretë.
Ata të cilët dëshirojnë të shkojnë në Bormida, në rajonin malor të Ligurias në veri-perëndim të Italisë, do t’iu bashkohen 394 njerëzve të tjerë me premtimin për një jetë të thjeshtë dhe ata që do të banojnë aty do të paguajnë vetëm 50 euro në muaj qira, shkruan The Guardian.
“Nuk ka shumë për të bërë këtu, por jeta është shumë e thjeshtë dhe natyrore, ne kemi male, dhija, kishën dhe shumë ushqim të mirë. Jeta medoemos do të ishte pa stres”, thotë kryetari Daniele Galliano.
Galliano tregon që edhe pse lart në male deti është shumë afër. Gjithashtu në këtë vend punon shumë mirë edhe interneti nëpër të gjithë fshatin.
“Jemi komunitet i vogël por jemi shumë mikpritës. Jemi lart në pjesë malore por jo edhe shumë larg detit – është një mënyrë jetese e shëndetshme, ajri është shumë i pastër”, ka thënë kryetari
Interes kanë shfaqur njerëz nga Amerika, Anglia, Indonezia dhe Hungaria, ku disa prej tyre edhe nuk duan fare paratë por vetëm të jetojnë një jetë më të thjeshtë.
Por para se njerëzit të blejnë biletat, kryetari Daniele Galliano, ka paralajmëruar që ideja për 2000 euro në dorë ende duhet të propozohet dhe të marrë aprovimin nga bordi lokal. /Insajderi.com