Fshati Kobaj merr pamje të re nën drejtimin e Kryetarit Shaqir Totaj - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Fshati Kobaj merr pamje të re nën drejtimin e Kryetarit Shaqir Totaj

    Insajderi
    23 September 2025 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ditë e rëndësishme për fshatin Kobaj dhe lagjet përreth, pasi sot u përurua fusha sportive dhe rrethoja e shkollës, si dhe filluan punimet për realizimin e projekteve infrastrukturore, që përfshijnë edhe ndërtimin e 14 akseve rrugore.

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në ceremoninë përurimit theksoi:

    “Ndërsa të tjerët flasin për fshatin Kobaj, ne punojmë me veprime konkrete për ta përmirësuar jetën e banorëve tanë. Sot dhamë një shembull të qartë me përurimin e fushës sportive dhe rrethojës së shkollës, si dhe fillimin e projekteve infrastrukturore që do ta ndryshojnë rrënjësisht pamjen dhe funksionalitetin e këtij vendbanimi. Nga sot, Kobaj po merr pamje të re dhe ky është vetëm fillimi. Përkushtimi ynë është që ta përfshijmë çdo lagje dhe fshat në zhvillimin e qëndrueshëm të komunës sonë”.

    Me këto investime, fshati Kobaj shndërrohet në model të zhvillimit lokal, duke siguruar kushte më të mira për edukimin, sportin dhe lëvizjen e banorëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark