Fshati me tolerancë fetare - njërin vëlla e varros prifti ndërsa tjerin hoxha - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Fshati me tolerancë fetare – njërin vëlla e varros prifti ndërsa tjerin hoxha

    Insajderi
    07 January 2022 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në zonën më të thellë të komunës së Lipjanit, ndodhet fshati Burs që ka shumë karakteristika të rralla. Fshati është ngritur prej tre vëllezërve të cilët kanë përqafuar besime të ndryshme.

    Toleranca fetare mes tyre shkon deri aty, saqë edhe pse u përkasin besimeve të ndryshme, ata gjatë festave shkojnë së bashku në kishë dhe xhami.

    Vite më parë, banorët të së njëjtit gjak kishin jetuar në një shtëpi, po ajo që i dallonte ishte vetëm besimi. Njëri vëlla ka qenë krishter ndërsa tjetri mysliman.

    E për këtë ka treguar edhe imami i këtij fshati, Nazim Gashi, i cili thotë se tolerance fetare në këtë fshat është për t’u vlerësuar.

    “E veçanta e fshatit Brus është se kur dikush nga banorët vdes pa marrë parasysh çfarë feje i përketë aty i gjen të bashkuar myslimanë e katolikë. E kemi pas një rast që njëri vëlla është varrosur me hoxhë ndërsa tjetri me prift”, është shprehur imami.

    Për më shumë klikoni në videon e bashkangjitur:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark