Fshati me vende të lira pune nisë fushatë për të joshur banorë të ri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Fshati me vende të lira pune nisë fushatë për të joshur banorë të ri

    Insajderi
    29 June 2016 - 09:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fshat i vogël në Zelandë të Re ka një problem të veçantë – shumë vende të lira pune, shumë shtëpi të lira por jo sa duhet njerëz për t’i mbushur ato.

    Për këtë arsye, 800 banorët e fshatit piktoresk Kaitangata kanë filluar një fushatë për të “rekrutuar” banorë të ri të fshatit.

    Për t’i joshur ata që të vijnë aty, ata ofrojnë shtëpi dhe tokë me një çmim mjaft të pranueshëm për standardin në atë vend.  Ata shpresojnë se njerëzit që janë mërzitur nga jeta në qytet të shkojnë në këtë fshat.

    Bryan Cadogan, kryetar i distriktit Clutha, pjesë e së cilit është edhe fshati, thotë se janë më shumë se një mijë vende pune të lira në këtë distrikt dhe banorët nuk mund të përmbushin këtë kërkese.

    “Kur unë kam qenë pa punë dhe kam pasur problem të ushqej familje, Clutha më ofroi një shancë dhe tani dua që edhe familje të tjera të kenë këtë rast,” thtoë ai, njofton The Guardian.

    “Ne e kemi zbritur papunësinë tek të rinjtë në dy.  Jo në dy për qind, por vetëm tek dy të rinj,” tregon ai.

    Punimi në këtë vend lidhet kryesisht me industri primare, përfshirë edhe produkte bylmeti, me bimë e të tjera.  Shumë punëtorë që punojnë këtu udhëtojnë rreth një orë për të mbërriut tek vendi punës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark