Fshati i zyrtarit të lartë të policisë reagon ndaj Vetëvendosjes – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fshati i zyrtarit të lartë të policisë reagon ndaj Vetëvendosjes

    Insajderi
    14 April 2017 - 22:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas pretendimeve të Lëvizjes Vetëvendosjes për skemën kriminale në të cilën sipas skemës së këtij subjekti politikë prinë Kadri Veseli, Elmi Reqica, Shpend Maxhuni dhe Rashit Qalajt ka reaguar Këshilli i fshatit Mirash.

    Sipas këtij këshilli këto etiketime që i janë dhënë Rashit Qelajt i cili kryeson departamentin e operacioneve në Policinë e Kosovës, janë shpifje.

    “Lëvizja VV në qendër në Prishtinë ka akuzuar rënd Z. Rashit Qalajn duke shpifur dhe duke u munduar që njerëzit më të devotshëm t’i etiketojë paturpësisht”.

    “Ku ka akuzë më të rënd se kjo more ju të vv-dosjes, kur dihet mirëfilli se familja e tij ka qenë dhe është e ndershme. Shtrohet pyetja more ju të vv-dosjes, si mund të jetë kjo e vërtet kur dihet se Rashiti kurdo që kërkohej nga ai të sakrifikohej për qytetaret e tij, ai sakrifikohej me guxim”, thuhet një njoftimin e këtij fshati

    Sipas banorëve të këtij fshati këto janë akuza qëllim këqija që kanë për qëllim të njollosin bijët ë fshatit Mirash.

    “Këto akuza janë qëllimkëqija dhe që kanë shkaktuar indinjatë të thell mes banorëve të fshatit tonë dhë më gjerë. Prandaj porosisim gjithë ata që pëpiqen të na i njollosin bijtë tanë, nuk do t’ia dalin, sepse bijtë tanë janë të paster si loti dhe me këtë pastërti do të vazhdojnë t’i shërbejnë vendit”, thuhet në njoftimin e këtij fshati./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark