Fshatrat e zbukuruar në Gjakovë mbesin pa rrymë në natën e Krishtlindjes, KEDS injoron thirrjet e banorëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fshatrat e zbukuruar në Gjakovë mbesin pa rrymë në natën e Krishtlindjes, KEDS injoron thirrjet e banorëve

    Insajderi
    24 December 2023 - 22:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besimtarët katolik sonte po festojnë Krishtlindjen. Megjithatë, jo pak prej tyre këtë festë po e presin në terr.

    Konkretisht fshatrat Dol, Kusar, Pjetershan dhe Bishtrazhin të Komunës së Gjakovës nga mbrëmë janë pa energji elektrike,

    Sipas banorëve të këtyre fshatrave, sot Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) as që ju është lajmëruar në telefon edhe pse disa herë i kanë telefonuar.

    Të gjitha këto fshatra të Gjakovës janë të banuara me katolik, që sonte festojnë Krishtlindjen. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark