Loja aventureske quhet “Satoshi’s Treasure”, apo Thesari i Satoshit, si referencë e shpikësit të Bitcoin, Satoshi Nakamoto.
Gjurma e parë e kësaj lojë është publikuar dje në internet dhe rreth 6 mijë njerëz janë regjistruar për të luajtur.
“Ka disa gjurmë që janë shumë të ngjashme me gjueti të thesarit, dhe ka të tjera që janë enigma logjike dhe probleme matematikore”- ka thënë Eric Meltzer bashkëthemeluesi i lojës.
Gjithsej janë 400 fragmente, dhe posa të gjinden të gjitha fituesi merr shumën prej 1 milion dollarësh.
“Ka shumë gjëra të panjohura në këtë lojë dhe ne duam të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka shtuar Meltzer.
Për tu kyçur dhe filluar lojën duhet të shkoni tek faqja satoshistreasure.xyz. /Insajderi.com