FSHF zbulon pse ndeshja Serbi-Shqipëri zhvendoset në Leskovc - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    FSHF zbulon pse ndeshja Serbi-Shqipëri zhvendoset në Leskovc

    Insajderi
    15 September 2025 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije arsyet se pse ndeshja me Serbinë është zhvendosur në Leskovc.

    Gjatë ditës së sotme, UEFA konfirmoi se takimi Serbi-Shqipëri do të luhet në Leskovc, duke ndërruar lokacionin me kërkesën e Federatës Serbe.

    Paraprakisht, ndeshja parashihej të zhvillohej në Beograd, në stadiumin “Rajko Mitic”.

    Pas konfirmimit të UEFA-s, erdhi edhe njoftimi zyrtar i FSHF-së, e cila shpjegoi arsyet e këtij ndryshimi. “Federata e Futbollit njofton se ndeshja Serbi-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet në stadiumin ‘Gradski Stadion Dubočica’ në Leskovac, më 11 tetor në orën 20:45.

    Ky vendim është marrë nga UEFA pas kërkesës së Federatës Serbe të Futbollit për zhvendosjen e takimit nga stadiumi ‘Rajko Mitic’ në Beograd dhe pas dakordësisë së Federatës Shqiptare të Futbollit. Arsyet kryesore për ndryshimin e vendndodhjes lidhen me masat e sigurisë dhe nevojën për të garantuar zhvillimin e ndeshjes në një ambient të kontrolluar dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit,” shkruhet në njoftimin e FSHF-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark