FSK demolon me sukses mjetin shpërthyes në oborrin e shtëpisë në Arllat të Drenasit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK demolon me sukses mjetin shpërthyes në oborrin e shtëpisë në Arllat të Drenasit

    Insajderi
    27 March 2024 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë realizimit të detyrës për largimin e mjeteve shpërthyese të mbetura nga lufta në fshatin Arllat, nga Organizata HALO është gjetur mjeti shpërthyes në oborrin e një shtëpie.

    Bëhet e ditur se EOD ka intervenuar me të marrë informacionin.

    Me anë të një postimi në Facebook, FSK njofton se me të arritur në vendngjarje, ekipi i EOD-së ka marrë situatën nën kontroll duke siguruar banorët e lagjes dhe duke kryer evakuimin e tyre.

    “Pastaj ekipi me profesionalizëm ka kryer punët mbrojtëse për të penguar efektet shpërthyese të mjetit të gjetur me qëllim të ruajtjes së jetës dhe pronës, dhe është kryer shpërthimi i kontrolluar i mjetit shpërthyes në mënyrë të sigurt duke ruajtur edhe shtëpinë që ishte në distancë 15 metra nga mjeti shpërthyes”, thuhet në postim.

    Tutje bëhet e ditur se ekipet e EOD-së së Kompanisë së Deminimit të FSK-së janë ekipe të trajnuara, shumë profesionale që ndihmojnë në largimin e këtyre rreziqeve dhe ruajtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark