FSK do zhvillojë stërvitje ushtarake në dy fshatra të Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK do zhvillojë stërvitje ushtarake në dy fshatra të Prishtinës

    Insajderi
    08 October 2025 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojë stërvitje ushtarake në fshatrat Mramor dhe Badoc të Prishtinës.

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se këto stërvitje do të zgjasin ndërmjet datave 20-27 tetor.

    “Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake në këto zona. Ky është një aktivitet i planifikuar në kuadër të stërvitjeve të rregullta të FSK-së, prandaj nuk ka vend për shqetësim”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark