FSK institucioni më i besueshëm për qytetarët, Mehaj: Pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    FSK institucioni më i besueshëm për qytetarët, Mehaj: Pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave

    Insajderi
    21 December 2022 - 18:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar sot anketën e Barometrit të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor për vitin 2022 lidhur me besimin e të anketuarve në institucionet publike.

    Sipas këtij raporti, Forca e Sigurisë së Kosovës është më e besueshmja me 83%, pasuar nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave me 73% dhe Policia e Kosovës me 72%.

    Lidhur me këtë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se ky rezultat është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë.

    “Ky rezultat është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë, udhëhequr nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies të plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Përgëzime për punën profesionale të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë e ne vazhdojmë drejtë sukseseve të reja”, ka shkruar Mehaj.

    Postimi i plotë:

    FSK vlerësohet institucioni më i besueshëm i sigurisë nga qytetarët e vendit edhe për vitin 2022.

    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) konfirmoi sot se Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit doli të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend për qytetarët e Kosovës, me nivel edhe më të lartë se viteve tjera, me 83 për qind të besueshmërisë qytetare.

    Ky rezultat është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë, udhëhequr nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies të plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Përgëzime për punën profesionale të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë e ne vazhdojmë drejtë sukseseve të reja!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark