FSK-ja dhe Policia e Kosovës nesër parakalojnë në shesh, bëhet thirrje për dalje masive - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    FSK-ja dhe Policia e Kosovës nesër parakalojnë në shesh, bëhet thirrje për dalje masive

    Insajderi
    16 February 2022 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë, nesër në kuadër të aktiviteteve festive shtetërore, bëhet parakalimi i kuadrateve të FSK-së së bashku me ato të Policisë së Kosovës

    Parakalimi do të realizohet nesër më 17 shkurt, nga ora 12 deri në orën 13, në Bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

    “Me këtë rast, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, ju ftojmë të gjithëve pa dallim, që të merrni pjesë në këtë ngjarje të veçantë, ku prania juaj sa më masive do të bëjë shumë më madhështore Festën tonë të Pavarësisë. Forca e Sigurisë së Kosovës është e juaja, andaj ejani të festojmë së bashku”, njofton Ministria e Mbrojtjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark