FSK-ja pjesë e Ushtrimit Fushor “KFOR 33” në Gjermani – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK-ja pjesë e Ushtrimit Fushor “KFOR 33” në Gjermani

    Insajderi
    05 February 2024 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat e Sigurisë së Kosovë, kanë marrë pjesë në Ushtrimin Fushor “KFOR 33” në Gjermani, shkruan Insajderi.


    FSK-ja ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe ftesës së pranuar nga SHBA, një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës me pjesëtarë të EOD dhe vëzhgues/ kontrollues, është duke marrë pjesë në Ushtrimin Fushor “ KFOR 33” në Hohenfels, Gjermani.

    “Ushtrimi Fushor “ KFOR 33” është ushtrim shumëkombësh në të cilin marrin pjesë më shumë se dhjetë shtete partnere të SHBA-së dhe realizohet në bazën ushtarake amerikane në Gjermani ( JMRC-Hohenfels). Ushtrimi është i dizajnuar që të testojë dhe vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të Ekipeve Luftarake të Brigadës së Këmbësorisë (48 IBCT) si pjesë e rotacioneve për misionin e KFOR-it në Kosove dhe po ashtu përgatit shtetet partnere për operacione të përbashkëta.”

    Njoftimi i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark