×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK-ja zhvillon me sukses testimin e komunikimit “Sinjali 2024”

    Insajderi
    23 June 2024 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar me sukses ushtrimin për testimin e kapaciteteve të komunikimit i quajtur “Sinjali 2024”.

    FSK-ja përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se testimi i komunikimit ka qenë në tri nivele: strategjik, operacional dhe taktik.

    “Ushtrimi është zhvilluar në territorit Republikës së Kosovës, ku njësitë e komunikimit të FSK-së, të udhëhequra nga Departamenti i Komunikimit dhe Teknologjisë Informative i Shtabit të Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë dislokuar në terren, në lokacione të ndryshme dhe kanë testuar kapacitet e komunikimit duke ofruar shërbime me radio rrjetin luftarak, radio rrjetin administrativ mbështetës, intranet, internet dhe ndërveprueshmëri të sistemeve dhe rrjeteve të komunikimit”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark