Policia e Kosovës ka njoftuar se përmes intervenimit të njësitit për deminim nga FSK, ka arritur të largoj një mjet shpërthyes në Gjakovë.
“Gjakovë / 08.05.2024 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim e FSK-së ka larguar mjetin pa incidente”, thuhet në njoftim./Insajderi.org/