FSK mban ushtrime në Mitrovicë, komuna apelon banorët për reduktim të lëvizjeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK mban ushtrime në Mitrovicë, komuna apelon banorët për reduktim të lëvizjeve

    Insajderi
    25 February 2025 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forca e Sigurisë së Kosovës do të mbajë ushtrime në fshatrat Bajgorë, Bare dhe Gumnishtë të Mitrovicës nga data 26 deri më 28 shkurt.

    Komuna e Mitrovicës, ka kërkuar nga banorët e këtyre tri fshatrave që të kenë kujdes dhe t’i reduktojnë lëvizjet gjatë këtyre ditëve.

    “Të nderuar banorë të fshatrave Bajgorë, Bare dhe Gumnishtë, ju njoftojmë se më datë 26.02.2025, 27.02.2025 dhe 28.02.2025 pjesëtarët e FSK-së, do të realizojnë ushtrime në këto fshatra. Ju lutemi të keni kujdes dhe t’i reduktoni lëvizjes në këtë periudhë kohore”, thuhet në njofitmin e komunës.

    Më tej, komuna kërkoi mirëkuptimin e banorëve për ndonjë shqetësim eventual që mund të shkaktohet te banorët nga ushtrimet e FSK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark