FSK shpall sot ushtarin më të mirë të vitit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK shpall sot ushtarin më të mirë të vitit

    Insajderi
    05 May 2016 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forca e Sigurisë së Kosovës sot do të shpall ushtarin më të mirë për vitin 2016 në një ceremoni zyrtare.

    Ceremonia mbahet në Kazermën “Adem Jashari”, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, konkretisht në amfiteatrin e Brigadës për Mbështetje Operacionale në Prishtinë, ku pritet të marrin pjesë ministri i MFSK-së, Haki Demolli, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, atasheu ushtarak i SHBA-ve, përfaqësues të KFOR-it, si dhe oficerë të FSK-së.

    Garat për zgjedhjen e ushtarit më të mirë të FSK-së, 2016, janë mbajtur gjatë tri ditëve, (25 – 27 prill), ku morën pjesë 22 pjesëtarë më të mirë të përzgjedhur nga të gjitha njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (Komandës së Forcave Tokësore, Brigadës për Reagim të Shpejtë, Brigadës për Mbështetje Operacionale dhe Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    03 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark