Ftesa e Prokurorisë Speciale ndaj Kurtit, Bislimi i del në mbrojtje kryeministrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ftesa e Prokurorisë Speciale ndaj Kurtit, Bislimi i del në mbrojtje kryeministrit

    Insajderi
    11 December 2024 - 18:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar për ftesën që i bëri Prokuroria Speciale e Kosovës kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në cilësinë e dëshmitarit.

    Përmes një postim në Facebook, Bislimi ka ironizuar me prokurorin që e kanë nisur ftesën ndaj Kurtit.

    “Pse kjo nguti i nderuar prokuror? Fushata fillon ne janar”, ka thënë Bislimi.

    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundëuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit, kurse sipas tij, përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025.

    “Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale”.

    “Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark