Në bazë të dispozitave të Nenit 26 të Statutit të Ndërrmarrjes Publike Banesore si dhe Nenit 9, 10 dhe 11 tëRregullores mbi dhënien me qira të pasurive komerciale të Ndërmarrjes Publike Banesore, SH.A. Prishtinë, Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë shpallë:
FTESË PËR APLIKIM PËR MARRJE TË PRONAVE ME QIRA
Ftoheni që të aplikoni për marrje në shfrytëzim me qira të lokaleve afariste, depove dhe garazhave pronë e Ndërmarrjes Publike Banesore, SH.A. Prishtinë. Pronat e poshtë shënuara ipen në shfytëzim me qira personave juridik, përveç garazhave të cilat mund t’u ipen në shfrytëzim edhe personave fizik.
Pasuritë komerciale të cilat ipen me qira:
Nr. | Adresa | Sipërfaqja | Çmimi €/m2 (pa TVSH) |
1 | Lokali 2/6a, rr. “Lidhja e Prizrenit” (Afer tregut të gjelbert) | 15.24 m2 | 11 |
2 | Lokali 2/7, rr. “Lidhja e Prizrenit” (Afer tregut të gjelbert) | 30.08 m2 | 11 |
3 | Lokali 2/11, rr. “Lidhja e Prizrenit” (Afer tregut të gjelbert) | 17.50 m2 | 10 |
4 | Lokali 11/35, Lagja “Bregu Diellit” – (Qendra tregtare) | 4.75 m2 | 7 |
5 | Garazha 15/1 rr. “Xhavit Mitrovica” (Afer parkut të qytetit) | 16.73 m2 | 2 |
6 | Lokali 15/3, rr. ‘Xhavit Mitrovica” (Afer parkut të qytetit) | 15.88 m2 | 4 |
7 | Lokali 15/4, rr. “Xhavit Mitrovica” (Afer parkut të qytetit) | 13.54 m2 | 4 |
8 | Lokali 15/5, rr. “Xhavit Mitrovica” (Afer parkut të qytetit) | 12.65 m2 | 4 |
9 | Lokali 15/7, rr. “Xhavit Mitrovica” (Afer parkut të qytetit) | 18.88 m2 | 4 |
10 | Lokali 15/8, rr. “Xhavit Mitrovica” (Afer parkut të qytetit) | 19.62 m2 | 4 |
11 | Lokali 15/10, rr. “Xhavit Mitrovica” (Afer parkut të qytetit) | 16.73 m2 | 4 |
12 | Lokali 17/8, rr. “Andre Gropa” (Përball inspektoriatit të punës) | 21.50 m2 | 8 |
13 | Lokal (zyrë) 21/2, rr. “Bill Clinton” (Afer Xhamis në Dardani) | 240.89 m2 | 8 |
14 | Lokali 22/45, rr. “Agim Ramadani” (Mbrapa galeris së arteve) | 10.76 m2 | 10 |
15 | Lokali 22/98, rr. “Agim Ramadani” (Mbrapa galeris së arteve) | 21.44 m2 | 8 |
16 | Lokali 33, rr. “Mbreti Justin” (Afer katedrales) | 25.30 m2 | 10 |
17 | Lokali 35, rr. “Mbreti Justin” (Afer katedrales) | 66.00 m2 | 10 |
18 | Depoja 24/1, rr. “Eqrem Qabej” (Afer fakultetit filologjik) | 118.00 m2 | 1.5 |
Përveç çmimit bazë, qiramarrësi do të paguaj TVSH-në, shërbimet e mirëmbajtjes dhe obligimet komunale.
Periudha e Qiradhënies është minimum 1 vit, me mundësi vazhdimi.
Qiramarrësi është i obliguar që para nënshkrimit të kontratës me qiradhënësin, të bëjë sigurimin e kontratës së qirasë për gjashtë muaj më gjatë se vetë kontrata, në shumë prej tri qirave mujore neto.
Parametrat që do të shërbejnë për përzgjedhjen e aplikuesëve:
Aplikuesi duhet t’i dorëzoi këto dokumeta:
Për aplikuesit të cilët aplikojnë për marrjen në shfrytëzim me qira të garazhave duhet që ti sjellin dokumentat sipas pikave: 1, 5, 7, 10.
Aplikacioni duhet të dorëzohet në zarf të mbyllur. Në zarf (jashtë) duhet të specifikohet: emri i aplikuesit, nr. intern i patundshmërisë dhe kontaktet e aplikuesit (emaili dhe nr. i telefonit).
Tarifa e aplikimit: 10 € (Euro). Kont: BPB: 130 000 150 000 886 4
Aplikacionet nuk do të merren parasysh nëse:
Personat të cilët duan t’i vizitojnë lokalet me praninë e zyrtarëve të NPB-së, si dhe të kenë qasje në hapësirat e brendshme të tyre, këtë mund ta bëjnë me datën dhe orarin si në vijim:
Numri i lokalit (sipas renditjes në tabelë) | Data | Periudha kohore |
1, 2, 3, 12 | 07.03.2023 | 09:00 – 11:00 |
5, 6, 7, 8, 9, 10, 11 | 07.03.2023 | 13:00 – 15:00 |
13, 14, 15 | 08.03.2023 | 09:00 – 11:00 |
4, 16, 17, 18 | 08.03.2023 | 13:00 – 15:00 |
Afati për aplikim është i hapur nga data 01.03.2023 deri më date 15.03.2023
Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në këtë adresë: Ndërmarrja Publike Banesore-SH.A. në Prishtinë, rruga “Zija Shemsiu” nr. 22, lagja, “Ulpiana” – Prishtinë.