×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Ftesë për aplikim për marrje të pronave me qira nga NPB

    Insajderi
    18 September 2024 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në bazë të dispozitave të Nenit 26 të Statutit të Ndërmarrjes Publike Banesore si dhe Nenit 9, 10 dhe 11 të Rregullores mbi dhënien me qira të pasurive komerciale të Ndërmarrjes Publike Banesore, SH.A. Prishtinë, Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë shpallë:

    FTESË PËR APLIKIM PËR MARRJE TË PRONAVE ME QIRA

    Ftoheni që të aplikoni për marrje në shfrytëzim me qira të lokaleve afariste, depove dhe garazhave pronë e Ndërmarrjes Publike Banesore, SH.A. Prishtinë. Pronat e poshtë shënuara ipen në shfytëzim me qira personave juridik, përveç garazhave të cilat mund t’u ipen në shfrytëzim edhe personave fizik.

    Pasuritë komerciale të cilat ipen me qira:

    Përveç çmimit bazë, qiramarrësi do të paguaj TVSH-në, shërbimet e mirëmbajtjes dhe obligimet komunale.

    Periudha e Qiradhënies është minimum 1 vit, me mundësi vazhdimi.

    Qiramarrësi është i obliguar që para nënshkrimit të kontratës me qiradhënësin, të bëjë sigurimin e kontratës së qirasë për gjashtë muaj më gjatë se vetë kontrata, në shumë prej tri qirave mujore neto.

    Parametrat që do të shërbejnë për përzgjedhjen e aplikuesëve:
    1. Lloji i veprimtarisë më të volitshëm;
    2. Sektori investues;
    3. Numri i të punësuarve nga investimi;
    4. Plani/ Përshkrimi i Biznesit;
    5. Kohëzgjatja e veprimtarisë së biznesit;
    6. Vendi i veprimtarisë së biznesit;

    Aplikuesi duhet t’i dorëzoi këto dokumeta:
    1. Aplikacionin për marrjen e pasurive komerciale me qira (mund ta merrni në hapësirat e NPB-së);
    2. Kopjen e certifikatës së regjistrimit të të shoqërisë tregtare apo biznesit individual pranë ARBK-aë.
    3. Kopjen e certifikatës së TVSH-së nëse biznesi është deklarues i TVSH-së;
    4. Kopjen e certifikatës Fiskale;
    5. Numrin e xhirollogarisë bankare të biznesit apo pronarit të biznesit të nënshkruar dhe vulosur nga banka.
    6. Plani/ Përshkrimi i Biznesit;
    7. Kopjen e një dokumenti identifikues të pronarit ose të përfaqësuesit ligjor të biznesit;
    8. Çertifikatën e solvencës së biznesit të lëshuar nga Gjykata jo më të vjetër se 6 muaj.
    9. Vërtetimin nga ATK-ja për pagesën e obligimeve tatimore, (personi duhet të jetë i regjistruar në ATK dhe të mos ketë borxhe tatimore);
    10. Fletëpagesën për aplikim.

      Për aplikuesit të cilët aplikojnë për marrjen në shfrytëzim me qira të garazhave duhet që ti sjellin dokumentat sipas pikave: 1, 5, 7, 10.

      Aplikacioni duhet të dorëzohet në zarf të mbyllur. Në zarf (jashtë) duhet të specifikohet: emri i aplikuesit, nr. intern i patundshmërisë dhe kontaktet e aplikuesit (emaili dhe nr. i telefonit).

      Tarifa e aplikimit: 10 € (Euro). Kont: BPB: 130 000 150 000 886 4. BKT: 190 946 698 103 119 4, NLB: 170 020 000 000 035 1.

      Aplikacionet nuk do të merren parasysh nëse:
      – Aplikuesi tashmë e ka një pasuri komerciale me qira nga Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë.
      – Aplikuesi ka pasur një pasuri komerciale me qira nga Ndërmarrja Publike Banesore dhe nuk i është përmbajtur kontratës së qirasë ose ka obligime ndaj Ndërmarrjes;
      – Nëse aplikohet për bizneset veprimtaria e të cilave është e ndaluar me ligj në hapësirat përkatëse;
      – Nëse aplikacioni nuk i përmban të gjitha dokumentet e kërkuara;
      – Nëse aplikacioni arrinë pas datës së skadimit të afatit të publikimit të shpalljes.

      Personat të cilët duan t’i vizitojnë lokalet me praninë e zyrtarëve të NPB-së, sipas datës së skadimit të afatit të publikimit të shpalljes.
      Personat të cilët duan t’i vizitojnë lokalet me praninë e zyrtarëve të NPB-së, si dhe të kenë qasje në hapësirat e brendshme të tyre, këtë mund ta bëjnë me datën dhe orarin si në vijim:

      Afati për aplikim është i hapur nga data 18.09.2024 deri më date 02.10.2024
      Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në këtë adresë: Ndërmarrja Publike Banesore-SH.A. në Prishtinë, rruga “Zija Shemsiu” nr. 22, lagja, “Ulpiana” – Prishtinë.

      OP-ED
      Nga Rubrika
      Biznes
      21 November 2024

      © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

      Impressum

      Kontakt

      Trademark