I ftohti ekstrem përfshinë Perunë, dëbora mbulon 15 krahina - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    I ftohti ekstrem përfshinë Perunë, dëbora mbulon 15 krahina

    Insajderi
    05 July 2016 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një valë e menjëhershme të ftohti ekstrem në Andet e Perusë fajësohet për ngordhjen e një numri të madh kafshësh.

    Temperaturat në zonë kanë rënë në minus 4 gradë celsius, e ndonëse është dimër në këtë pjesë të hemisferës jugore, ngrica të tilla janë të pazakonta duke sjellë një të ftohtë rekord këtë vit. Dëbora ka mbuluar mbi 15 krahina të rajonit. Më të prekurit nga moti i acartë janë njerëzit që e nxjerrin jetesën nga bagëtitë e bujqësia.

    Një ndër zonat e goditura më rëndë është Puno, pranë kufirit me Bolivinë. Moti i keq atje ka prekur gati 178.000 vetë, e nuk janë të paktë ata që po vuajnë nga sëmundjet respiratore.

    Mbi 18.000 kafshë kanë ngordhur në total atje e 10.000 hektarë të mbjella janë prekur, 70 nga të cilat janë shkatërruar krejtësisht.

    Shërbimi kombëtar i meteorologjisë dhe hidrologjisë parashikon vazhdimin e reshjeve të dëborës në Puno edhe përgjatë fundjavës. Komunitet e zonës i kanë kërkuar mbrojtjes civile veshje të ngrohta, streha, vitamina e ushqim për kafshët, e një apel i ngjashëm i kanë drejtuar edhe pushtetit lokal e atij qendror. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark