Ftoi seancë për ta çnjohur Kosovën, komuna malazeze e anulon atë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ftoi seancë për ta çnjohur Kosovën, komuna malazeze e anulon atë

    Insajderi
    11 June 2023 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca e Kuvendit të Zetës së Malit të Zi për anulimin e vendimit të qeverisë malazeze për njohjen e Kosovës në territorin e asaj komune, e cila është caktuar për sot pas mbylljes së votimit, me shumë gjasa nuk do të mbahet për shkak se nuk ka kuorum për të.

    Klubi “Për të ardhmen e Zetës”, i cili ka 16 ulëse në Kuvend Komunal (nga gjithsej 32) dhe këshilltarja e Partisë Popullore Socialiste (SNP) Sllagjana Kalugjeroviq, e konfirmoi se s’do të marrin pjesë në këtë seancë, përcjell Gazeta Insajderi.

    Klubi “Për të ardhmen e Zetës” beson se nuk duhet të mbajë mbledhje natën e zgjedhjeve kombëtare, në godinën ku janë dy qendra votimi.

    Ai klub ka iniciuar propozimin për çnjohjen e Kosovës. Ata kanë shumicën për të marrë vendim për anulimin e njohjes së Kosovës, duke qenë se Kalugjeroviq ka deklaruar mbështetjen e saj për iniciativën e tyre.

    Siç njoftoi dje “Vijesti”, seanca nuk është anuluar edhe pse Komisioni Shtetëror Zgjedhor atje indirekt ka deklaruar se nuk ishte zgjidhja më e mirë mbajtja e saj në natën e zgjedhjeve. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark