Fundi i burgjeve private në Amerikë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Fundi i burgjeve private në Amerikë

    Insajderi
    18 August 2016 - 22:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet amerikane kanë vendosur që të mos u vazhdojë kontratat e burgjeve private.  Kontratat me 13 burgje private megjithatë do të lejohen të mbesin në fuqi edhe në pesë vitet e ardhshme.

    Arsyeja e mbylljes së këtyre burgjeve vije pasi janë ngritur shqetësime lidhur me kushtet dhe sigurinë që ofrojnë burgjet private, njofton BBC.

    Sipas një raporti të inspektorëve, thuhet se në këto burgje private ka pasur numër më të lartë të incidenteve të dhunshme krahasuar me ato publike, që menahxohen nga qeveria.

    Shumica e të burgosurve në Amerikë kryejnë dënimin e tyre në burgje publike ndërsa vendimi për mbylljen e tyre ka pasur ndikim edhe në bursa.

    Sipas të dhënave të vitit 2010, rreth 95 mijë njerëz kanë qenë duke vuajtur dënimin në burgje private por që kanë qenë të mbikqyrra nga agjencione shtetërore.

    Bernie Sanders, rival i Hillary Clinton tek Demokratët, kishte dhënë si premtim mbylljen e këtyre burgjeve private./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark